Mesfushori anglez, Kalvin Phillips është një nga blerjet më të shtrenjta të Manchester City-t gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.
Kanë kaluar vetëm 6 muaj nga transferimi i tij te City dhe ai nuk po luan fare.
27-vjeçari ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje me fanellën e Cityt ku në total ka 54 minuta duke mos lënë fare gjurmë.
Mesfushori ishte i grumbulluar nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Një turne i cili nuk ishte i mirë për anglezin.
Ai është rikthyer në klubin e tij Manchester City mbipeshë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola duke e lënë jashtë sfidës me Liverpoolin.
Guardiola nuk e grumbulloi anglezin as në bankën rezervë.
“Philliphs nuk ka asnjë lëndim, thjesht është jashtë skuadrës pasi u rikthye mbipeshë në stërvitje”
“Nuk është në formën e duhur për të luajtur”, ka deklaruar trajneri spanjoll Pep Guardiola.
City arriti fitore ndaj Liverpoolit në fazën e 1/8 së finales në Carabao Cup me rezultat 3-2.