Faqja britanike, Sport Bible ka publikuar një video ku duket momenti i propozimit për martesë në stadiumin “Air Albania” natën e derbit të kryeqytetit.
Në shkrimin e postimit ata kanë shkruar: “Imagjinoni po t’i thoshte ‘Jo’.”
Propozimi u bë gjatë derbit mes Tiranës dhe Partizanit.
Për veç spektaklit në fushë, një gjë të tillë e shpalosën edhe tifozët.
Në fillim të ndeshjes një nga tifozët u fut në fushë dhe bëri sikur u rrëzua ku më pas stafi mjekësor i ekipit të Tiranës shkoi për ndihmë.
Gjithçka dukej e programuar, ndërsa e dashura e tij u lejua të futej në fushë për t’i qëndruar pranë.
Në këtë moment tifozi ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurën për martesë.
Postimi i videos nga faqja angleze gjithashtu mori shumë komente duke e quajtur rrëzimin e tij si një penallti.