Policia britanike ka organizuar një operacion anti-drogë në saj të të cilit ka bërë të mundur zbulimin e 8 shtëpive bari.
Gjithashtu bëhet me dije se në këtë aktiviteti ishte i përfshirë dhe një shqiptarë.
Cleary dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar Mikel Kujtila kanë prodhuar kanabis me vlerë mijëra paund në tetë ‘shtëpi bari’ kanabisi në qytet.
Policia kishte nisur hetimet në qershor dhe kishte rënë në gjurmët e 33-vjeçarit Kujtila.
Autoritetet kryen kontrolle në telefonin e shqiptarit, ku edhe zbuluan komunikimet me mesazhe të zhvilluara me Cleary i cili më pas u ndalur nga oficerët teksa po ngiste në Range Rover në rrugën Mynachdy.
Brenda automjetit kishte pako me rreth një kilogram rrëshirë kanabisi. Vlera e tij në rrugë u vlerësua në 1,000 £, por gjykata dëgjoi se mund të kishte qenë një lloj maroken me cilësi të lartë, i cili do të kishte vlerë deri në 6,000 £.