Një 64-vjeçar është dorëzuar vetë në polici si i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një 24-vjeçareje me nevoja të veçanta në zonën e Kipselit, në Athinë.
Sipas autoriteteve, Mark Preçi mohoi akuzat dhe deklaroi se ngjarja ishte keqkuptim.
Ai shtoi se nuk kishte ndërmend t’i shkaktonte ndonjë dëm viktimës.
Policia ka nisur hetimet për të verifikuar të gjithë rrethanat e ngjarjes.









