Kthimi i emigrantëve për festat e fund vitit në Kosovë ka bërë që të krijohen rradhë të gjata në disa pika kufitare.
Pas situatës së krijuar nga barrikadat në veri të Kosovës 2 pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë mbyllur dhe nuk lejohet kalimi.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta.
Ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta në hyrje.