-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku e ngarkuan plehun? SPAK i kërkon ndihmë Kolumbisë për kokainën që u kap në Fier

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vijon hetimet për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit dhe ngarkesën e 430 kg kokainë. Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë në dy vende. Së pari ka çuar një letër-porosi në Kolumbi.

Drejtësia shqiptare kërkon nga Bogota ndihmë për personat e përfshirë në këtë skemë të trafikut, ku është bërë ngarkesa me pleh që kishte brenda kokainën dhe itinerarin. Gjithashtu kërkohet informacion mbi Zamir Rodrigez, që dyshohet se do të kryente ndarjen e kokainës nga plehu kimik në një banesë në Frakull të Fierit. Kolumbiani është personi i vetëm që i shpëtoi arrestimit në vendin tonë.

Letra e dytë është dërguar në Mal të Zi për drogën e zbuluar në 24 nëntor në banesën e ish-kreut socialist të komunës, aktualisht drejtor në OSHEE, Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa policia vuri në pranga 10 persona. Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit