Shuhen shpresat. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Gjergj Cukalit kundër Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
I njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’ kundërshtonte dërgimin e tij për gjykim mbi akuzat për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv të Gjon Menës.
Gjergj Cukali edhe më parë ka zvarritur proceset gjyqësore duke pretenduar se ndaj tij po shkeleshin të drejtat, por gjykata Kushtetuese i ka vendosur vulën duke e rrëzuar pasi nuk plotëson kriteret ligjore duke mos e kaluar për shqyrtim në seancë plenare.