Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gazetari Elton Qyno shkruan se i kërkuari nga drejtësia Italiane, për trafik droge dhe njeriu i ndyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.
Martesa, Blloku, Çekaj dhe Rexhepi! Jeta e bosit që Dubai i hapi derën e burgut
Mësohet se Dizdari fillimisht u ndalua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritet italiane, si njëri nga anëtarët e tjerë të grupit shqiptar “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Por teksa, Dizdari mbahej në burg mësohet se atij dy vite më parë i është komunikuar një tjetër urdhër ndalimi, këtë herë nga vetë drejtësia e Dubait. Pasi dyshohej se përmes veprimeve korruptive tek gardianët, kishte arritur të fuste brenda në qeli, një aparat telefonik.
Për këtë krim, Eldi Dizdari u gjykua dhe dënua nga shteti Islamik. Ndërsa pak kohë më parë shqiptari i skeduar në veprimtarinë e trafikut të kokainës dhe në masakrën e ish-bllokut të 4 Tetorit 2018, ku u përfshinë edhe Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.
Tashmë Dizdari ka përfunduar dënimin dhe liruar nga burgu. Tashmë ngelet e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga gjykata.
Në muajin shtator 2020, policia e Dubait njoftoi arrestimin e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshit, për llogari të prokurorisë së Firences. Në një njoftimin lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “Los Blancos”, thuhet Denis Matoshi, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.