-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martesa, Blloku, Çekaj dhe Rexhepi! Jeta e bosit që Dubai i hapi derën e burgut

Kryesoret

Eldi Dizdari (Denis Matoshi), një emër i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm u lirua nga burgu në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai u arrestua dy vite më parë për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos”. Drejtësia italiane e kërkoi, por gjykata në Dubai e rrëzoi ekstradimin. Eldi Dizdari është i njohur për shumë ngjarje dhe lidhje të forta.

Masakra e Bllokut

Eldi Dizdari dhe është kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani dhe tani po vuan dënimin në Shqipëri për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa vitesh në Durrës. Ai është i njohur edhe për masakrën në Bllok në 4 Tetor të 2018, pasi emri i tij u lakua shumë në media.

Më datë 4 tetor 2018 në një lokal në ish-Bllok, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. Sipas shkrimeve në media asokohe, bazuar te burimet nga prokuroria dhe policia Ervin Mata dhe Dizdari ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”.

Lirohet nga burgu Eldi Dizdari, Italia e kërkon për “Los Blancos”

 

 

Martesa me ish-missin shqiptar

Eldi Dizdari është bashkëshorti i ish-missit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media. Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës mirëpo jo pak herë ajo është shprehur për të publikisht. Në vitin 2016, Sherifi, deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej, duke u shkëputur kështu pak nga bota e televizionit e duke iu përkushtuar më shumë partnerit të saj, i cili për të ishte ‘bota’ e për të tjerët ‘bossi’ i drogës. E gjithë kjo dashuri u përbush me ardhjen në jetë të një vajze të cilën Suada e tregonte herë pas here në Instagram.

“Los Blancos”

Në vjeshtën e 2020-tës u finalizua operacioni “Los Blancos” me goditje të shpejtë dhe të menjëhershme në disa shtete. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Los Blancos” u arrestuan 30 persona në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador. Hetimet e operacionit nisën që në vitin 2015 dhe kanë zgjatur rreth 5 vite duke çuar në shkatërrimin e një kartele droge trafikantësh shqiptarë të quajtur “Kompania Bello”.

Ata dyshohet se trafikonin sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine e furnizonin grupe të fuqishme narkotrafikantësh në Europë. Gjatë pesë viteve hetime janë sekuestruar mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që trafikohej nga karteli i drogës të goditur ditën e sotme. Hetimet janë drejtuar nga autoritetet italiane konkretisht Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar.

Arrestimi i Eldi Dizdarit

Mes të arrestuarve ishte dhe Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i cili është kapur në Dubai me qëllim ekstradimin në Itali, por që u refuzua nga gjykata. Ai dyshohej si një prej udhëheqësve të kartelit të quajtur “Kompania Bello”. Hetimet zbardhën se në krye të Kompania Bello qëndronte një shqiptar i cili kishte kontakte të drejtpërdrejta me narkotrafikantët amerikano jugorë e që i lejonte shpërndarjen e saj në të gjithë Europën.

“Truri” i këtij karteli ishte Gramoz (Dritan) Rexhepi, i cili ndodhet në arrati. Dritan Rexhepi ishte njeriu që kishte kontaktet në Amerikën Latine dhe siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Evropë dhe më pas shpërndahej nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit