Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të ditës në Durrës ku një 50-vjecar, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, humbi jetën në pasi u godit nga një mjet që drejtohet nga një djalë i ri.
18-vjeçari Brajan Hoxha udhëtonte me një mjet bashkë me dy vajza në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Makina që drejtohej nga Hoxha u përplas me ambientet e jashtme të një hoteli, ku ishte duke punuar, 50 vjeçari.
Përplasja ishte fatale për punonjësin Bardhyl Beqiri që gjeti vdekjen, dy vajzat që ishin në mjet u plagosën, ndërsa drejtuesi i makinës u shoqërua në polici.