-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk pranoi kupën e produksionit? Elsa Lila reagon për herë të parë pas thashethemeve

Kryesoret

Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit të Këngës pas rikthimit të saj në skenën shqiptare me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita.

Pas 25 vitesh mungesë në muzikën shqiptare ajo erdhi me një hit të ri i cili mori shumë vëmendje dhe pëlqime nga të gjithë adhuruesit e muzikës.

Edhe pse ajo rrëmbeu çmimin e parë Lila nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Vendi ynë do të përfaqësohet në Eurovizion nga Albina dhe familja Kelmendi pasi publiku zgjodhi të dërgojë atë në Festivalin Evropian të Këngës.

Pas përfundimit të festivalit, në portale qarkulloi lajmi se Lila ishte mërzitur për këtë fakt dhe se nuk ka pranuar të marrë as kupën nga produksioni.

Por pas bujës së madhe të lajmeve në portale këtë të shtunë ka reaguar vetë këngëtarja.

Për mes një postimi në rrjetet sociale ajo reagoi për herë të parë pas përfundimit të festivalit.

“Ishte bukur te isha me ju keto dite! Veshtire se do ta harroj.Ju perqafoj!Elsa”, shkruan ajo në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit