-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Invalidët në Elbasan futen në grevë urie për KEMP-in

Kryesoret

Personat me aftësi të kufizuar në bashkinë e Elbasanit morën vendimin drastik të hyjnë në grevë urie, pasi u është hequr KEMPI dhe paketat higjieno sanitare, 16 mijë lekë.

Ata u shprehën se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave.

Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan të cilët nuk kanë marrë KEMP-in. Për këtë arsye, rreth orës 09:30 minuta 4 prej tyre hynë në grevë urie.

“Sot jemi katër persona në grevë urie si përfaqësi e këtij grupi që në këtë dimër të acartë do të sakrifikojë edhe jetën derisa të zgjidhet ky problem” tha sekretari i shoqatës së paraplegjikëve.

Greva po zhvillohet në ambientet e zyrave të kësaj shoqate që ndodhen në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit