Pas ngjarjes tragjike ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën kanë reaguar prindërit e viktimës.
Prindërit e Genti Ihsaj nga fshati Kagjinas i Kolonjës kanë treguar momentet e fundit të të birit.
Sipas tyre 32-vjeçari ndërroi jetë pas mjekimit që kishte marrë.
Prindërit u shprehën se viktima nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, vetëm ditët e fundit ankohej nga dhimbja e dhëmbit.
“Djali erdhi nga Erseka. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseka ndërsa 3 lloj me kokrra që i kishte marrë më pas i piu në shtëpi, erdhi nga ora 10 nga 10 e 30 i piu. Atë pluhurin që piu në Ersekë ai e kish bërë shpellë, djersë.”
“Ne dentisti vajti, ia kishte dhënë edhe recetën, Lenci (dentisti) i kishte dhënë recetë dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori. Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka thoshte më dhemb shumë, ishte buhavitur edhe nga gusha.”
“Kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty.
Thirr o Genti o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duart, as mu përgjigj asgjë. Pastaj ngrita kujën, dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq.
Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.
Babai i djalit tha se i biri vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas shkoi tek farmacia dhe u kthye në shtëpi, ku menjëherë piu ilaçet.
Pas kësaj ngjarje tragjike ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e vërteta se pse djali i tyre ndërroi jetë.