Rita Ora ka shitur një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë funte (3.7 milionë euro).
Këngëtarja e hodhi në treg shtëpinë luksoze në Londrën Perëndimore kohët e fundit, shkruan The Sun.
Me tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy sallone, apartamenti është i ndarë në dy kate të një prone të periudhës në një zonë mjaft aristokrate të kryeqytetit.
Sipas listimit, shtëpia përshkruhet si një “apartament dupleks vërtet i jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë-çati me pamje nga jugperëndimi”.
Dekori është “bashkëkohor”, ndërsa agjenti i pasurive të patundshme vëren se ka gjithashtu “dritë përrallore” që vërshon pronën në madhësi prej 1905 metrash katrorë.
Siç tregojnë pamjet, apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë të pllakave që të çojnë drejt dy dyerve dyshe të zeza.
Muret në dhomën e gjumit janë lyer me një nuancë biskote për një atmosferë komode.
Ndërkohë dhoma kryesore e gjumit ka një stil më madhështor, me perde të veshura dhe një shtrat më të zbukuruar.
Tarraca e çatisë është një oazë qetësie lart mbi rrugët e Londrës, ku Rita mund të kishte parë lehtësisht atmosferën jashtë dhe të kishte marrë frymëzim për këngën e saj të ardhshme hit.
Prona në fjalë renditet në klasën II në Primrose Hill, e ndërtuar në vitin 1882, që Rita e bleu në vitin 2021.
Rita e bleu atë shtëpi për 7.5 milionë funte (8.4 milionë euro).