Ka nisur sot gjykimi për dy kushërinjtë Flori dhe Klajdi Muka, të akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, ngjarje e ndodhur 8 muaj më parë.
Gjatë seancës, familjarët e viktimës dhe të autorëve kërkuan hetim për persona të tjerë të lidhur me ngjarjen. Kushërinjtë Muka kanë deklaruar se nxorrën thikat gjatë një sherri për vetëmbrojtje dhe se vrasja e Bihucit ishte aksidentale.
Ata kërkuan një ndryshim të akuzës nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në rrethana të tjera”. Seanca e ardhshme është caktuar për 27 nëntor.