Një operacion antidrogë i koordinuar nga Guardia di Finanza dhe policia e Vicenza çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar, i cili kishte kthyer një vilë trekatëshe në Monte di Malo në një laborator të sofistikuar për kultivimin dhe përpunimin e marijuanës.
Autoritetet sekuestruan 90 kg drogë, përfshirë 60 kg bimë marijuane në vazo dhe 30 kg të tharë. Hetuesit zbuluan modifikime të murëve dhe një sistem të avancuar për ventilim dhe ndriçim, i cili funksiononte me instalime elektrike të pasigurta.
Shqiptari, i identifikuar si 28-vjeçar, u arrestua pas kontrollit të shtëpisë dhe fermës, e cila rezultoi pronë e tij.