Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në pikat kufitare tokësore dhe detare në vend. Nga të dhënat më të fundit, rreth 22 mijë qytetarë kanë hyrë në vendin tonë.
Sot në portin e Durrësit kanë mbërritur mbi 4 mijë qytetarë me 4 tragete nga porti i Barit drejt portit të Durrësit.
Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë mbi 7000 shtetas, si dhe mbi 1800 automjete.
Edhe në pikën e Kapshticës shifrat e hyrje daljeve kanë ardhur në rritje këto ditë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 5772 persona dhe kanë dalë 2462 persona.
Në Qafë Thanë kanë hyrë 2253 dhe kanë dalë 2015 persona. Në pikën kufitare në Kakavijë në 24 orët e fundit 6829 persona kanë hyrë dhe 3408 kanë dalë.