Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për grabitje të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”.
Të arrestuarit e operacionit “Saga” janë K. B. 20 vjeç dhe R. B. 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar.
Sipas policisë, të rinjtë në sheshin “Skënderbej” i kërcënonin qytetarët me thika dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale.
Tre episode kanë ndodhur në ditët e fundit. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, dy thika, sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.