Një aksident rrugor është shënuar këtë të diel në Vlorë. Një 30-vjeçar ka aksidentuar me motor një të moshuar teksa po kalonte rrugën.
“Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin,” ka njoftuar policia.