-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Kamarieri nxjerr me forcë vogëlushen rome nga lokali ku ndodhej ministri shqiptar!

Kryesoret

Ministri i Bujqësisë në Kosovë Faton Peci ka reaguar pasi kryetari i PLE-së, Veton Berisha ka publikuar një video ku një vajzë nga komuniteti jo-shumicë nxirret me forcë nga lokali ku i pranishëm ishte edhe ai vetë.

Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të mbajë përgjegjësi për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali. Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”, shprehet ai.

Ministri i Bujqësisë thotë se përkrahja për komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkim-lëmoshë.

“Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkim-lëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit