Ka vdekur Maxi Jazz, muzikanti britanik më i njohur si vokalisti kryesor i grupit “Faithless”.
Grupi njoftoi vdekjen e Jazz në një postim në Facebook të shtunën (24 dhjetor).
Këngëtari emri i plotë i të cilit ishte, Maxwell Fraser ishte 65 vjeç. Ai vdiq i qetë në gjumë të premten mbrëma, sipas postimit të “Faithless” në Twitter.
“Me zemër të thyer njoftojmë që Maxi Jazz vdiq mbrëmë. Ai ishte një njeri që ndryshoi jetën tonë në shumë mënyra. Ai i dha kuptimin dhe mesazhin e duhur muzikës sonë”, shkruan grupi.
Jazz ishte një tifoz i përjetshëm i klubit britanik të futbollit Crystal Palace dhe madje u bë drejtori i asociuar i ekipit në vitin 2012, sipas një deklarate nga klubi.
Për të nderuar jetën e tij, ekipi do të lëshojnë një këngë nga Faithless në Boxing Day të hënën, sipas deklaratës.
Jazz formoi “Faithless” me shokët e grupit Jamie Catto, Rollo dhe Sister Bliss në vitin 1995.
Grupi u bë i njohur për këngët ikonike si himni i kërcimit të viteve ’90 “Insomnia” dhe “God is a DJ”.