Eksperti i ekonomisë, njëherazi edhe ish-ministër i Financave, Anastas Angjeli, duke folur në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, u shpreh se kriza e koronavirusit, përveç efekteve negative, ka pasur edhe të mirat e veta.
Kjo sipas tij ka të bëjë me faktin se koronavirusi çoi në hapjen e disa shtigjeve të reja të ekonomisë, ndërsa përmendi edhe faktin se shumë sektorë morën hov dhe vëmendjen e merituar, që mund ti kishte munguar prej kohësh, ndërsa si shembull mori shëndetësinë.
Po ashtu ai iu referuar edhe teknologjisë, duke bërë që në këtë sektor të punësoheshin qindra persona në kohën e koronavirusit.
‘Kriza e koronavirusit çoi në hapjen e disa shtigjeve të reja të ekonomisë, u hapën disa drejtime të reja. Përmendim këtu shëndetësinë, që mori rëndësinë që i mungonte prej vitesh. Ishte teknologjia gjithashtu, ku shumë njerëz u punësuan.’, u shpreh Anastas Angjeli.
Civici në ‘5 Pyetjet’: Kriza e koronavirusit, ndër më të mëdhatë që ka njohur bota!