Mesfushori ukrainas, Mykhaylo Mudryk është njëri prej futbollistëve që klubi anglez, Arsenal po e kërkon me ngulm për afatin kalimtar të janarit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se klubi londinez tashmë e ka bërë ofertën zyrtare.
Oferta e dërguar te ekipi i Shakhtar Donetsku dhe thuhet se është një ofertë prej 40 milionë euro, plus 20 milionë tjera në formë të bonuseve.
Klubi ukrainas thuhet se dëshiron shumë më shumë se kaq për të shitur sulmuesin.
Romano bëri të ditur se bisedimet tani do të zhvillohen edhe me agjentin e lojtarit për të diskutuar rreth marrëveshjes.
Sa i përket kushteve personale thuhet se nuk ka ndonjë problem, pasi Mudryk e dëshiron kalimin te Arsenali.
Së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje në parim të arritur,me 21-vjeçarin që ka rënë dakord me kushtet e ofruara.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1607456778282835969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1607456778282835969%7Ctwgr%5E8ee18c49e4945da67e69f862fe7b149b8c1d42d1%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farsenali-e-dergon-oferten-zyrtare-per-transferimin-e-mudryk-romano-zbulon-detajet%2F