Ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania me shumë personazhe të njohura për publikun që janë bërë pjesë.
Në këtë edicion nuk po mungojnë as emra që kanë dalur nga emisioni “Përputhen”.
Efi Dhedhes ishte një nga konkurrentet e emision të dashurisë dhe pas nuk gjeti dashurinë në program atë tani do ta shohim në BB VIP Albania 2.
Së fundmi teksa banorët kanë rrëfyer histori të ndryshme personale, Efi ka folur për një periudhë të vështirë të jetës.
Ajo ka treguar se një kohë ka menduar edhe për vetëvrasje, por para hyrjes një BBVA është konsultuar me një psikolog.
“Kam patur një katërvjeçar shumë të rënduar këto vitet e fundit ku çdo lloj gjëje mundohesha ta kaloja vet, çdo gjë e akumuloja vet deri në një pikë që arrita që nuk doja të heqja dorë, mendoja edhe për pjesën e vetëvrasjes, por mendoja edhe për familjen sepse nuk doja të lëndoja njeri, por nuk mendoja për veten erdha në atë pikë që nuk doja asgjë, të rrija në shtëpi të mos merresha me asnjë aktivitet”, u shpreh Efi.
“Nuk isha e lumtur, nuk më lumturonte asgjë, pas vendimit për Big Brother thash unë kështu siç jam nuk futem brenda gjeta arsye dhe shkova tek një psikolog”, tha tutje ajo.