Mbrëmjen e së dielës, KFOR-i konfirmoi se njësitet e tij janë sulmuar në Zubin Potok. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala u shpreh se është çështje orësh largimi i barrikadave nga KFOR-i.
KFOR e konfirmon: Mbrëmjen e djeshme patrulla jonë në veri u sulmua
“Barikadat do të largohen nese konfirmohet ky lajm. Atëherë është çështje orësh për aksionin sepse është sulmuar instrumenti ekzekutiv i NATO-s nën mandat të UN -1244”, shkroi ai ndër të tjera.
Sot janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicë nga grupe të ndryshme të serbëve për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç, i cili dyshohet për sulmin kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Tensionet në veri, kreu i ushtrisë serbe takohet me Vuçiçin: Situata komplekse
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.