-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Engjëlli në krah! Kush është gruaja e tretë e Pelesë, japonezja që s’i ndahet në asnjë moment

Kryesoret

I gjithë planeti është i shqetësuar se futbolli do të mbetet pa “mbretin” e tij, Pele. Legjenda braziliane kohët e fundit po bën betejën më të vështirë të jetës kundër kancerit, pasi familja e tij dita ditës tregon se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet vazhdimisht.

E gjithë familja e tij, fëmijët dhe nipërit, si dhe bashkëshortja e tij Marcia Shibele Aoki, janë pranë tij në këto orë kritike dhe po përpiqen me besim dhe përqafim ta mbështesin në “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tij.

Kush është gruaja e tretë e Pelesë?

Marcia Shibele Aoki që nga momenti kur u martuan i qëndroi në krah, edhe kur kanceri i “trokiti” në derë. Siç deklaroi vajza atëherë në vitin 2021, kur Pele po shërohej nga heqja e tumorit.

“Një person që ishte gjithmonë këtu para se të mbërrija unë, për të ndërruar turnin, një person që flinte në këtë divan për 20 net, duke u kujdesur për të në një mënyrë për të cilën nuk mund ta falënderoj kurrë aq sa duhet, pavarësisht sa mundohem. Një grua dhe mike e shkëlqyer” tha ajo.

Gruaja e tretë e Peles, me origjinë japoneze, lindi në vitin 1966 në Sao Paulo, Brazil, nga një pediatër dhe një sipërmarrës i suksesshëm i furnizimeve mjekësore.

Marcia ndoqi një shkollë lokale përpara se të shkonte në shkollën e mesme për të marrë diplomën e saj dhe për të filluar një biznes me furnizime mjekësore.

Të dy mund të jenë takuar në vitin 1980 në një festë në Nju Jork, por romanca e tyre lulëzoi dekada më vonë kur u takuan  me njëri-tjetrin në ashensorin e pallatit ku jetonin të dy në Sao Paulo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit