Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një konference për mediat kur u pyet për aksionin në Sarandë që kulmoi me arrestimet brenda policisë u shpreh se paligjshmëria do të marrë fund. Lamallari u shpreh se do të ketë një hetim të thelluar dhe se çdo person përgjegjës do të mbajë përgjegjësi ligjore.
“Nga data 1 korrik deri më 31 gusht do të zhvillohen patrullime të shtuara dhe shërbime 12-orëshe, si dhe do të ngrihen stacione të përkohshme policore në zona si Valbona, Theth, Gjiri i Lalzit, Koman, Ksamil dhe Talendërsa do të aktivizohet edhe Policia Detare”, tha ai.
Sa i përket luftës kundër kultivimit të kanabisit dhe veprimtarive të paligjshme, Lamallari tha se nga 1 maji deri më 31 tetor do të forcohet bashkëpunimi me Guardia di Finanza ku në total sipas tij, janë planifikuar rreth 200 orë fluturimi, me 20 orë më shumë se vitin e kaluar.
“Përveç përdorimit të helikopterëve, këtë vit do të ketë si risi edhe përdorimin e një avioni të posaçëm që do të transmetojë në kohë reale koordinatat e zonave me rrezik të lartë, ku mund të evidentohen tentativa për kultivim të paligjshëm të kanabisit”, tha ai.









