Pas përfundimit të kabinetit presidencial në Ankara presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan për mes një deklarate ka bërë të ditur zbulimin e një sasie të konsiderueshme gazi natyror.
Sipas presidentit turk është zbuluar një rezervë e re gazi natyror prej 58 miliardë metra kub në një thellësi prej 3023 metrash nën det gjatë shpimit në fushën Çaycuma-1.
“Si rezultat i analizës së të dhënave në Detin e Zi, rezerva që kishim shpallur më parë prej 540 miliardë metra kub është rishikuar në 652 miliardë metra kub”, shtoi Erdogan.
” Gazi natyror që kemi zbuluar në Detin e Zi është e barabartë me 1 trilion dollarë në tregjet ndërkombëtare në shifrat e sotme. Zbulimi ynë i ri do të hapë derën për zbulime të ngjashme në fusha të tjera gjeologjike pranë zonës. Ne do të fillojmë shpimet e reja sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
“Qëllimi ynë përfundimtar është të shpallim pavarësinë energjetike të Turqisë, duke i dhënë fund plotësisht varësisë sonë nga nafta e huaj dhe gazi natyror sa më shpejt të jetë e mundur”.