E gjithë vëmendja e medias në nisje të kësaj jave është fokusuar në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku ndodhet shtëpia e biznesmenit Ervis Martinaj që është kontrolluar nga RENEA dhe FNSH.
Gazetari: Lëvizte me makinë të blinduar! Arrestohet kunati i Vis Martinajt
Kontrollet në banesën e Martinajt u zhvilluan në kuadër të hetimeve për zhdukjen e tij, por deri tani nuk raportohet nëse është gjetur ndonjë provë që të shërbejë për hetimin. Forcat e policisë rrethuan hyrjen dhe të gjithë rrethimin e vilës.
Çfarë gjeti brenda? Vjen reagimi i parë pas kontrollit të vilës së Vis Martinajt
Por a lidhen kërkimet e sotme me dëshminë e mundshme që mund të ketë dhënë ish-efektivi i policisë Jeton Lami, i cili spiunonte lëvizjet e patrullave duke i dekonspiruar për të shëtitur me makinë dhe arratisur mbretin e basteve? Kjo ende nuk dihet.
Ku e çoi polici Ervis Martinajn me makinë? Gazetarja: Ish-polici ka folur
Derisa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me krim apo inskenim, pyetja tjetër lidhet me faktin nëse policia kishte informacion të mundshëm që biznesmeni mund të ishte rikthyer te familja për Krishtlindjen? As kjo nuk dihet.
Në media është folur edhe për faktin që gjykata e miratoi me vonesë urdhrin e prokurorisë për kontroll, por a e përjashton kjo faktin që mund të ketë pasur dekonspirim brenda kohës që organi i akuzës kërkoi masën dhe gjyqtari vendosi?
Nuk futet as miza! Vis Martianj e ka blinduar shtëpinë me gjemba dhe kamera (VIDEO)
Pikëpyetjet janë të shumta dhe e vetmja gjë që mesa duket është e sigurt është që edhe sot RENEA doli duarbosh. 100 ditët e Muhamet Rrumbullakut në krye të policisë së shtetit nuk mjaftojnë për të dhënë një përgjigje, nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.