Prej orëve të para të ditës së sotme zona e Fushë Kuqes në Kurbin është e gjitha e rrethuar nga forcat speciale të RENEA-s, të mbështetura nga FNSH dhe policia lokale.
Operacioni kishte shënjestër shtëpinë e biznesmenit. Por të gjitha rrugët që futesh dhe del nga Fushë Kuqja janë të rrethuara nga forca të shumta policie dhe furgonë. Bilanci i operacionit ende nuk dihet.
“Hapni derën”! RENEA rrethon shtëpinë e Vis Martinajt, ku është fshehur mbreti?
Biznesmeni, i cilësuar si mbreti i basteve është zhdukur prej muajit gusht dhe policia nuk ka një version nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim. Kontrollet kanë qenë të shumta në disa qytete por pa rezultat. Kryeministri Edi Rama i vendosi ultimatum kreut të ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku që të kishte sa më shpejt një përgjigje, por kaluan 100 ditë dhe ka vetëm heshtje.
Nuk futet as miza! Vis Martianj e ka blinduar shtëpinë me gjemba dhe kamera (VIDEO)