-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Francezët nuk binden dot, vazhdojnë me dyshimet për golin e tretë të Messit

Kryesoret

Ekipi francez akoma nuk i ka hequr dyshimet se goli i tretë i yllit argjentinas, Lionel Messit gjatë finales së Kampionatit Botëror nuk duhej të ishte llogaritur.

Pavarësisht se finalja ishte më shumë se një javë më parë duket se disa në Francë nuk e pranojnë rezultatin përfundimtar.

Të dy skuadrat luajtën një finale të jashtëzakonshme të turneut në Katar, në një barazim 3-3 që përfundoi në një fitore me penallti për Argjentinën.

Megjithatë francezët kanë ende dyshime për golin e trete të Messit, pasi ata kanë bërë një përpjekje të fundit të dëshpëruar duke iu referuar ligjeve të futbollit.

Argumenti i tyre sillet rreth faktit se dy lojtarë nga stoli kishin hyrë në fushë përpara se topi të kalonte vijën.

Me një foto që duket se zbulon se dy zëvendësues ishin në fushë kur u shënua goli, ata kanë një ligj i cili favorizon pretendimet që bëhen.

Disa kishin pohuar gjithashtu se Messi ishte në pozicion jashtë loje në prag të golit dhe ai mund të shihet duke u kthyer nga një pozicion jashtë loje, gjë që u injorua nga zyrtarët e VAR-it.

Në përgjithësi arbitri i finales, Szymon Marciniak dhe ekipi i tij gjyqtar siguruan një mbikëqyrje të fortë gjatë ditës, duke lejuar që loja të rrjedhë ndërkohë që merrte vendimet e mëdha si duhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit