-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Dhuratat e Ramës për Mitsotakis

Kryesoret

Gazeta greke “Tovima” vijon që të pasqyrojë vizitiën e kryeministrit grek Mitsotakis pak ditë më parë në jug të vendit, por që takimet i nisi nga Himara, zonë që nuk ka lidhje me komunitetin grek në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por foli edhe për vetëvendosje, por nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim, vetëm heshtje.

“Pritja që Edi Rama i bëri kryeministrit në Dervican ishte entuziaste, një ditë pas marrëveshjes turko-shqiptare për blerjen e dronëve të armatosur turq. Ai e priti Kyriakos Mitsotakis në një stadium futbolli, ku ishte ulur helikopteri i kryeministrit: “Edhe unë nuk mbledh kaq shumë njerëz në tubimet e mia” i tha zoti Rama në një moment zotit Mitsotakis, duke parë minoritarët që e duartrokisnin me entuziazëm. Përpara zyrtarëve brenda stadiumit ishte një buldozer i madh, por askush nuk e dinte pse ishte aty.

Misteri u zbulua kur zoti Rama tha se po ia bënte dhuratë kryebashkiakut Dimitris Tolis. Por nuk ishte gjesti i vetëm i kryeministrit shqiptar ndaj fytyrës së homologut të tij grek: Ai njoftoi se do të emëronte sheshin qendror të fshatit “Sheshi Konstantinou Mitsotakis”, pasi babai i kryeministrit ishte kryeministri i parë grek që e kishte vizituar 31 vjet më parë Derviçanin” shkruan gazeta greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit