Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Bëhet me dije se trupi i të ndjerit është vënë re nga kalimtarët të cilët më pas kanë telefonuar ambulancën.
Aktualisht endi nuk dihet identiteti i të moshuarit apo rrethanat në të cilat ndërroi jetë.
Dyshimet e para janë që i moshuari të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.