-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mamaja e Lionel Messit zbulon historinë sesi ia vunë emrin legjendës argjentinase

Kryesoret

Celia, nëna e yllit argjentinas, Lionel Messi ka zbuluar sesi i vuri emrin djalit të saj.

Ajo ka pranuar se dëshironte që ai të quhej ndryshe.

Por, ishte babai i sulmuesit argjentinas, Jorge i cili përfundoi duke shkruar në gjendjen civile emrin Lionel.

“Nuk kishim emër mashkulli, më ka pëlqyer gjithmonë Leonel”, ka treguar nëna e yllit të kombëtares së Argjentinës.

“Kur Jorge shkoi ta shkruante, i vuri Lionel… kur erdhi gati e vrava”, shtoi ajo, sipas mediumit “NoticiasNet”.

E pyetur se pse burri i saj përfundoi duke zgjedhur këtë emër, në vend të Leonelit siç kishin rënë dakord, përgjigja ka të bëjë me fanatizmin e çiftit për një artist të madh.

“Neve na pëlqeu shumë Lionel Richie”, pranoi ajo.

Kur kjo histori u bë e njohur, shumë gazetarë e pyetën vetë Lionel Richie, se çfarë mendonte se emri i tij e kishte frymëzuar babanë e Lionel Messit kur ishte fjala për pagëzimin e djalit të tij.

“Fillimisht mendova se ishte një shaka. Dhe më pas bëra një hetim dhe pashë që ishte nëna e tij ajo që e tha. Ishte e vërtetë. Më lejoni t’ju them këtë: e kuptoj që ai nuk mund të këndojë dhe dua t’ju njoftoj se nuk di të luaj futboll”, u shpreh këngëtari.

Në Argjentinë emri Leonel deri më tani ishte shumë më i popullarizuar se Lionel, kështu që shumë njerëz përfunduan duke thënë Leo në vend të Lio.

Diçka që edhe vetë lojtari përfundoi duke e pranuar: “Plaka ime do të më vrasë, por Leo tashmë është këtu”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit