-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalon muzika, plas grushti në dasmë në Bathore! Si nisi sherri mes kushërinjve për 500 Euro?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sherri mes kushërinjve mbrëmë në Kamzë. Gjithçka, sipas dëshmive ka nisur për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.

Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas.

Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë, por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë.

Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit