-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u lejua të kalonte kufirin e Kosovës, kthehet në serbi patriarku i Kishës Ortodokse

Kryesoret

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë të dielën pasdite.

Porfirije kishte planifikuar një vizitë treditore në Kosovë, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tregoi sot se ajo kërkesë mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në një njoftim për media.

Tanjug ka publikuar një fotografi të Porfirije në pikën kufitar në Merdar.

Patriarku ka qëndruar në veturë për disa minuta në anën e kontrolluar nga Policia e Kosovës dhe më pas është kthyer në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit