Mesfushori spanjoll, Isco pas largimit nga ekipi i Sevilla mund ta vazhdojë karrierën në Amerikë me klubin e MLS.
Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se për ish-mesfushorin e Real Madridit interesim ka shfaqur LA Galaxy.
Isco ka mbetur lojtar i lirë pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Sevillan.
Mesfushori spanjoll kaloi si lojtar i lirë në Andaluzi nga Real Madridi në verën e këtij viti, por nuk ia doli të qëndronte më shumë se 4 muaj.
30-vjeçari tani sërish pritet t’i bashkohet një skuadre si lojtar i lirë, teksa LA Galaxy shihet si destinacioni më i mundshëm.
Për Iscon thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube evropiane në veçanti ato nga Premier League.