-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori sportiv i Al-Nassr konfirmon bisedimet me Ronaldon, pritet vetëm vendimi i CR7

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo duket se po afrohet çdo ditë e më shumë me Al-Nassr.

Sulmuesi u rikthye në Evropë  pas eliminimit në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe nisi stërvitjet në ambientet e klubit të Real Madridit.

Deri tani nuk është raportuar të ketë interesim nga ndonjë klub evropian dhe Ronaldo vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Al-Nassr.

Drejtori sportiv i klubit nga Arabia Saudite, Marcelo Salazar, ka konfirmuar se janë në bisedime me yllin portugez.

“Ne do të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të vitit. Siç duhet ta kuptoni, ky është një negocim me përmasa të mëdha, jo vetëm për klubin, por për vendin dhe për futbollin botëror dhe duhet të kryhet nga autoritetet më të larta”, tha ai për “AS”.

Salazar gjithashtu lavdëroi  37-vjeçarin.

“Ai ka qenë gjithmonë shembull për mua si sportist, për vullnetin që tregon për të fituar. Dhe më pas, si qytetar portugez, e kam mbështetur gjithmonë. Por në momentin e duhur, e ardhmja e tij do të zbulohet”.

Thuhet se Ronaldos i është ofruar një kontratë e vlefshme deri në vitin 2025 me shifra rekorde fitimi prej 200 milionë eurosh në sezon.

Portugezi nuk i nënshtrohet rregullave të afateve kalimtare, pasi ai është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Manchester Unitedin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit