Policia e shtetit ka bërë me dije se në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij janë gjetur 7 mijë dhe 85 mijë predha brenda koshereve të bletëve.
Po ashtu është njoftuar se kanë gjetur 2 automatikë, një silenciator, 9 uniforma policie dhe disa dokumente të ndryshme
“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:
• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme,” thuhet në njoftimin e policisë.