-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama s’i dëgjoi! Bërxulla shkon te Yuri Kim: Oligarku i “Gener 2” po na merr pronat

Kryesoret

Të dorëzuar dhe me shpresën e humbur se shteti shqiptar mund t’i dëgjojë, sot në ditën e 86-të të rezistencës banorët e zonës së Bërxullës protestuan përpara ambasadës amerikane në Tiranë duke kërkuar kompensim të tokës së tyre që preket nga koncesioni Thumanë- Kashar, sipas çmimit të tregut.

Protestuesit u shprehën se disponojnë përgjigje zyrtare nga Agjencia e zhvillimit të territorit se firma “Gener 2” nuk ka marrë leje ndërtimi, por punimet kanë avancuar.

I bëj thirrje ambasadores Yuri Kim që të na mbështesë. Firma “Gener 2” nuk ka aplikime për leje ndërtimi të rrugës. Nuk ka bërë aplikim. Unë nuk e kuptoj. Shteti nuk të lë pa bërë asnjë riparim në banesë, ndërsa firma ndërton 70% të rrugës pa leje. Për oligarkët nuk njihet as ligj dhe asgjë. Pronat do i mbrojmë me gjak” tha njëri prej tyre.

Rruga Thumanë-Kashar! Bërxulla kundër “Gener 2”: Opozita e përfshirë, s’i pranojmë në protestë

Ne kemi gati 90 ditë që protestojmë kundër çmimit, projektit, që nuk ka asnjë detaj që ta shikojmë si do të bëhet. A ka rrugë dytësore apo jo. Ne i kemi parcelat, i ndanë rruga që do të bëhet. Mua më preket toka, 5-6 dynym. Nuk ka as mbikalime, asgjë” tha një tjetër.

Betohen se rezistenca do të vazhdojë. “Ne po vazhdojmë. Ne po protestojmë përpara ambasadës që të marrin vesh të gjithë. Nuk dimë nga do të shkojmë. Nuk dimë cfarë do i bëjmë cdo njeriu që prek pronën tonë. I lutem ambasadës amerikane.

Kemi një shpresë. Po protestojmë këtu, pasi nuk kemi shpresë te institucionet e tjera. Ambasada i jep të drejtë njeriut, ligjit dhe pronës. Dëgjojmë të dëgjohet zëri jonë. Do ta përshkallëzojmë reagimin tonë” tha një tjetër banor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit