Rusia ka njoftuar se është e gatshme të rikthejë furnizimin me gaz në Europë përmes tubacionit të gazit Yamal-Europë, i cili ishte ndaluar më pare për arsye politike, tha të dielën zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.
“Tregu europian mbetet i rëndësishëm, dhe ne kemi çdo mundësi për të rifilluar furnizimet. Për shembull, gazsjellësi Yamal-Europë, u ndalua për arsye politike. Ka një rritje të kërkesës për gaz nga Europa”, tha të dielën zëvendëskryeministri rus Alexander Novak sipas TASS.
Në maj, vetëm 44 orë pasi Ukraina reduktoi rrjedhën e gazit natyror nëpër territorin e saj në Europë, duke fajësuar ndërhyrjen e trupave ruse, Gazprom ndaloi furnizimet përmes tubacionit Yamal-Europe që kalonte nëpër Poloni dhe ndaloi dërgimin e gazit në Gjermani./ CNN.