-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri, KFOR jep detaje të reja: Po planifikojmë takime me të dyja palët

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të patrullës së KFOR-it në Zubin Potok.

KFOR-i konfirmoi mbrëmë se  “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në njëren nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“KFOR-i është duke hetuar një incident indirekt zjarri i cili ndodhi më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it. Incidenti nga persona të panjohur të armatosur ndodhi në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR ka theksuar se është e rëndësishme që palët të shmangin çdo retorikë që mund të shkaktoj tensione dhe të përshkallëzoj situatën.

“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.

Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, kanë deklaruar nga KFOR-i për Telegrafin.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit