Një sipërfaqe toke me shkurre është përfshirë nga flakët në Devoll, sipas informacioneve vatra e zjarrit ka nisur që mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se deri tani është djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët ose shkurre.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura nga zjarri dhe aktualisht nuk ka rrezik të shtuar për përhapje të mëtejshme pasi 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës nga bashkia Devoll ndodhen në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve.