Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes në banesën e Ervis Martinaj.
Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.
Karamuço ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur.
Më tej ai u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë ku edhe pati një operacion nga FNSH.
Sipas ekspertit më pas janë përhapur informacione se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe pas 5 muajsh i zhdukur.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe” u shpreh Karamuço.
Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” shtoi ai.