Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komisariatin e Policisë në Librazhd, ku mësohet se një efektiv policie ka goditur me grusht një person, ndërsa nuk dihen ende motivet e konfliktit.
Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse personi që është qëlluar me grusht është nga radhët e policisë apo jo, por të dy janë shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Korrespondenti i Panorama raporton se edhe një javë më parë, në festën që bënë efektivët e policisë për fundvit ka pasur një konflikt, ku dy policë janë konfrontuar për motive banale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.