Nga Dylber Balla
10 ditë nga ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa në Tiranë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Hetimet po vazhdojnë nga policia e kryeqytetit dhe organi i akuzës.
Kjo ishte vrasja e parë që i ndodhi drejtorit të ri Tonin Vocaj sapo mori detyrën. Prova është e qartë. Duhet të kapet autori dhe të vendoset përpara drejtësisë.
Hetimet janë shtrirë në disa pista, flitet edhe për jashtë vendit, konkretisht në Greqi, pasi disa media në Athinë e lidhin vrasjen e Papës me ekzekutimin e dyfishtë të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranajas.
Por një burim nga prokuroria tha për “5pyetjet.al” se në ditët në vazhdim shumë shpejt pritet që të lëshohet një urdhër arresti.
Kamerat, tha më tej i njëjti burim, nuk e kanë fokusuar qartë momentin e vrasjes, por autori “ka lënë gjurmë”.
Po i njëjti burim theksoi se më shumë po “gërmojnë” tek pista e larjes së hesapeve duke mos e nxjerrë nga fokusi lidhjen me Aleksandër Sadikajn që u ekzekutua në qershor të këtij viti me bombë në Tiranë.
Në prokurori është zbehur pista e lidhjes së vrasjes së Papës me ekzekutimin e dyfishtë në Greqi duke rrëzuar pretendimin e mediave greke. Të paktën për momentin.
Vrasja e biznesmenit në Tiranë, pronari i lokalit: Telefonova dy herë policinë, më dilte sekretaria