-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush hyri dhe doli! Çfarë filmuan kamerat brenda “kështjellës” së Ervis Martinajt?

Kryesoret

Një ditë pas sekuestrimeve të bujshme në shtëpinë e Ervis Martinajt, dy armët automatike, silenciatorin, fishekët, uniformat, maska, policia i ka dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku ekspertët po kërkojnë për gjurmë të mundshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që i kanë pasur në zotërim.

Automatikët po kontrollohen po ashtu edhe për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Armët, 7 mijë fishekë dhe 9 uniformat e policisë, u gjeten të fshehura në disa koshere bletësh, së bashku me disa materiale të tjera.

“Kështjellën” e kishin kthyer në bazë lufte, por a u arrestuan xhaxhallarët e Vis Martinajt?

Për habinë e të gjithë, policia nuk ka ende asnjë të shoqëruar. Edhe pse deklaroi se armët u gjetën në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij nuk njoftoi shoqërime apo shpallje në kërkim.

Gjithashtu një tjetër pikëpyetje është nëse policia i ka sekuestruar kamerat e sigurisë së fortesës së mbretit të basteve. Dje në njoftimin për mediat policia nuk bën të ditur sekuestrimin e materialeve të DVR apo pamjeve filmike që mund të shërbejnë për hetimin.

RENEA zbarkoi në shtëpinë e Martinajt si pjesë e dy procedimeve penale: e para e ngritur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se ai kishte porositur një vrasje dhe e dyta për denoncimin e familjarëve të tij se Martinaj ishte zhdukur.

Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, nën shoqërinë e efektivit të policisë, Jeton Lami, i cili është i arrestuar dhe besohet se është një ndër personat e vetëm që mund të ketë dijeni për fatin e ish-bosit të lojërave të fatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit