-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Makthi i Kremlinit”, gazetari bullgar në listën e më të kërkuarve në Rusi

Kryesoret

Drejtori ekzekutiv i website-it investigativ Bellingcat, Christo Grozev është shtuar në listën e më të kërkuarve të Rusisë.

Lajmi i cili u bë i ditur në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme ruse.

Sipas ministrisë gazetari kërkohet për shkelje të një neni të kodit penal rus”.

Faqja e internetit Bellingcat u krijua në korrik të vitit 2014 nga blogeri britanik Elliot Higgins me qendër në Holandë.

Faqe e cila është e specializuar bazuar në analizën e të dhënave të disponueshme për të gjithë në internet, të ashtuquajturat Inteligjenca me burim të hapur, OSIN.

Grozev ka hetuar rrëzimin e fluturimit MH17, i cili vrau 298 njerëz në Ukrainën lindore në vitin 2014, si dhe përfshirjen e supozuar të shërbimeve të inteligjencës ruse në helmimet e agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe disidentit Alexei Navalny.

Në vitin 2022, ekipi Bellingcat u fokusua në luftën e Rusisë në Ukrainë e cila filloi më 24 shkurt.

Rusia e cila kohët e fundit e etiketoi Bellingcat si një “kërcënim” si dhe e konsideron një organizatë lajmesh “të padëshiruar” në territorin e saj.

Kreu i faqes për kërkimin mbi Rusinë tha në një intervistë me AFP se Bellingcat ishte “makthi më i keq i Kremlinit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit