-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’i plotësoni kërkesat”! Kushtetuesja rrëzon PD-në për çështjen Becchetti

Kryesoret

Një tjetër kërkesë e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor është rrëzuar nga Gjykata Kushteteuse. Bëhet fjala për çështjen Becchetti, pasi ispas Kushtetueses nuk i plotësonte kriteteret për ngritjen e një komisioni të tillë.

PD bëri me dije aso kohe që kjo çështje i ka shkaktuar vendit një dëm prej 120 milionë eurosh dhe se ka filluar si një hakmarrje politike ndaj një medie e cila bënte opozitë kundër Ramës në vitin 2015. Kreu i PD-së, Berisha është shprehur se për shkak të tekave të Ramës qytetarë duhet të paguajnë 120 milion euro.

Gjykata vlerësoi se:

  • Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues.

  • Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.

  • Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77, 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.” – shkruhet në vendimin e Gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit