-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ten Hag në kërkim të zëvëndësuesit të CR7: Kriteret janë të larta këtu në United

Kryesoret

Ekipi anglez, Manchester United është vënë në kërkim për ta gjetur zëvendësuesin e yllit portugez, Cristiano Ronaldos pas largimit të tij nga klubi me marrëveshjen e të dy palëve.

“Djajtë e Kuq” u ndanë me yllin portugez muajin e kaluar pas intervistës së tij shokuese për klubin anglez.

Tani trajneri i United, Erik ten Hag e ka pranuar se ekipi ka nevojë për sulmues për pjesën e dytë të sezonit, pak ditë para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se e kemi humbur një sulmues, kështu që ne duhet ta marrim një sulmues. Sidoqoftë, duhet të jetë një lojtar i duhur. E i duhuri është që të na sjellë kualitet në ekip, jo veç ta shtojmë në skuadër, pasi kjo veç do të na sillte probleme. Dhe, ju e dini që kriteret janë të larta këtu në Manchester United”, deklaroi trajneri holandez.

United aktualisht gjendet në vendin e 5 në Premier League me 26 pikë.

14 pikë më pak se lideri në renditje, Arsenal i cili e ka një lojë më shumë.

Sonte në orën 21:00 United e pret Nottinghamin në “Old Trafford”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit